Avokati Naser Raufi, i cili njëkohësisht është edhe avokat i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, shprehet se ligji i propozuar për amnisti i përfshin edhe dy nga të dënuarit e kësaj lënde.

Megjithatë, Raufi në “Klan Deabt”, tha se të dënuarit për vrasjen në Liqenin e Smillkovës duhet të lirohen menjëherë, pasi janë të pafajshëm dhe se faktet për këtë, sipas tij, janë të qarta.

“Kjo është një paradoks aq i madh se këto duhet jo të amnistohen, por duhet të lirohen. Me abolicion, menjlherë duhet të lirohen.

Nuk e them këtë si avokat i tyre sepse avokati mund të jetë subjektiv, por vetë grupi i ekspertëve në lëndën e ‘Monstrës’ e ka thënë këtë punë”, tha mes tjerash Raufi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Avokati Raufi: Të dënuarit për rastin “Monstra” nuk duhet të amnistohen por të lirohen nga burgu appeared first on Telegrafi.