Avokati i Popullit u bën apel organizatorëve të protestave, të çdo lloji, si dhe prindërve/kujdestarëve të kenë kujdes në pikëpamje të përfshirjes së fëmijëve në protesta.

“Duke e pasur parasysh rëndësinë e familjes për zhvillim të plotë dhe harmonik të personalitetit të fëmijës, si dhe rolin primar të prindërve/kujdestarëve në mbrojtjen dhe avancimin e interesave dhe të drejtave të fëmijës, Avokati i Popullit duke e respektuar të drejtën e fëmijëve ta shprehin mendimin dhe mosmarrëveshjen e tyre për të gjitha çështjet e rëndësishme të jetesës shoqërore, tregon që të mos neglizhohet mundësia për keqpërdorim të tyre, që është e palejuar të interesit më të mirë të tyre, thuhet në apelin e Avokatit të Popullit.

Fotografitë në të cilat fëmijët marrin pjesë në protesta, si dhe fotografi në të cilat fëmijët mbajnë transparente, edhe pse ende nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë, Avokati i Popullit i konsideron për të papërshtatshme, për këtë shkak u bën apel të veçantë prindërve/kujdestarëve me shumë kujdes të veprojnë ndaj përfshirjes së fëmijëve në ngjarje të këtilla, me qëllim që mos ua shkelin të drejtat dhe t’i mbrojnë nga çdo lloj keqpërdorimi i cili mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre, ku të cilën tregon edhe Konventa për të drejtat e fëmijës.

Avokati i Popullit, gjithashtu, përkujton se çdo fëmijë duhet të përgatitet për jetë të ndërgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë dhe respektimit të diverisiteteve, por edhe dërgimin e fëmijëve në protesta/ dhe nuk është mënyra e vetme, të njëjtët të mësohen të mendojnë në mënyrë kritike dhe ta shprehim mospajtimin e tyre me dukuri të caktuara, gjegjësisht të njëjtën publikisht ta manifestojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtë apel, theksohet në kumtesë, Avokati i Popullit veçanërisht dërgon edhe ndaj partive politike, të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale, sepse viteve të fundit është vërejtur trend i përfshirjes së fëmijëve në spotet e fushatave, por edhe pjesëmarrje në mitingjet, me çfarë mes tjerash veprohet në kundërshtim me Deklaratën për mbrojtje të fëmijës nga manipulimi politik dhe keqpërdorimi dhe Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës të miratuara në Kuvend, në vitin 1991 dhe 2003.

The post Avokati i Popullit në Maqedoni u bën apel organizatorëve të protestave të kenë kujdes në përfshirjen e fëmijëve appeared first on Telegrafi.