Avokati i Popullit në Maqedoni: Në shkollë ose në shtëpi, çdo nxënës duhet të ketë qasje në arsim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke pasur parasysh rëndësinë e edukimit për zhvillimin e duhur të fëmijës dhe ndërtimin e personalitetit të tij, institucioni i Avokatit të Popullit në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, thekson se shkolla është padyshim vendi më i rëndësishëm ku fëmijët fitojnë njohuri dhe aftësi, vend për miqësi të reja, shoqërim, por dhe ushtrimin e të drejtave të fëmijës.

Nëpërmjet një kumtese Avokati i Popullit thotë se, pa marrë parasysh pandeminë COVID-19, çdo fëmijë duhet të ketë qasje në procesin arsimor, por duke u kujdesur për shëndetin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në shkollë ose në shtëpi, arsimi duhet të arrijë tek çdo fëmijë. Duke pasur parasysh faktin që viti i ri shkollor do të fillojë në mënyrë të re – për disa me prani fizike, e për disa nga distanca, Avokati i Popullit bën thirrje që të gjithë pjesëmarrësit t’i ndërmarrin masat e duhura që procesi të zhvillohet pandërprerë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se përveç fëmijëve, mbështetje ju duhet edhe prindërve dhe mësimdhënësve, duke shtuar se duhet të ketë mirëkuptim dhe bashkëpunim./Telegrafi/

Advertisement

The post Avokati i Popullit në Maqedoni: Në shkollë ose në shtëpi, çdo nxënës duhet të ketë qasje në arsim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy