Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se ka kryer kontrolle në disa restorante, mishtore dhe tregje në Kumanovë, ndërsa kanë asgjësuar përafërsisht 100 kilogramë mish dhe preparate të pasigurta.
“Për mospërputhjet e konstatuara – shitja e çorbës së ngrirë, vendosja në treg e preparateve të mishit të përgatitur të ngrirë (pleskavicë), shitja e mishit dhe e përgatitjeve të mishit pa deklarim, si dhe për vlefshmërinë e kaluar të kartave sanitare të punonjësve në operatorët ushqimorë dhe që nuk kanë pasur dokumentacion të plotë, janë shqiptuar masa vërejtjeje dhe gjobë në shumë prej 100 deri në 1000 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga ashpërsia e kundërvajtjes dhe madhësia e operatorit ushqimor”.
“Inspektimet në këtë qytet përfshinë dy supermarkete të mëdha ku nuk u konstatuan mospërputhje me rregullat e sigurisë ushqimore”, thonë nga AUV.
The post AUV me kontrolle në Kumanovë: Është asgjësuar rreth 100 kilogramë mish i pasigurt appeared first on Telegrafi.