Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se raportet për ujin nga Ujësjellësi profesional i Strumicës nuk janë të mira dhe ndalesa për pije mbetet në fuqi.

Në analizë u konstatua se niveli i manganit është brenda vlerave të lejuara, por katër nga mostrat e marra tregojnë prani të shtuar të baktereve koliforme, e cila nuk i plotëson standardet e sigurisë.

Qëllimi i kontrollit ishte vlerësimi i aktiviteteve të mëparshme të NPK “Komunalec” në lidhje me praktikat e prodhimit dhe higjienës në ujësjellësin.

Në kuadër të inspektimit janë marrë për analizë gjashtë mostra, përfshirë ujin e pijshëm të papërpunuar dhe të trajtuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga AUV thonë se do të vazhdojnë monitorimin dhe do të merren masa për të përmirësuar sigurinë e ujit./Telegrafi/

The post AUV: Mbetet në fuqi ndalesa për konsumim të ujit nga ujësjellësi i Strumicës appeared first on Telegrafi.