AUV-Maqedoni: Parregullsi në 92 kënde lojërash, 13 janë mbyllur për shkak të higjienës së keqe dhe ushqimit të pasigurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fillim të muajit tetor, Agjencia e Ushqimit dhe Mjekësisë Veterinare (AUV) ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme në 92 kënde lojërash në mbarë vendin, gjatë të cilave janë konstatuar parregullsi të shumta sa i përket higjienës dhe sigurisë ushqimore.

“Me kontrollet mbuluam 92 kënde lojërash në të gjithë vendin dhe konstatuam se 16 prej tyre nuk janë të regjistruar në Agjenci si operatorëushqimor, gjë që është e detyrueshme sipas rregulloreve ligjore”, njoftojnë nga AUV.

Për më tepër, tetë nga këndet e lojërave të inspektuara nuk i plotësonin kërkesat elementare të higjienës dhe nuk zbatonin procedura të praktikave të mira të higjienës.

“Punonjësit në 16 kënde lojërash nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme shëndetësore, gjë që përbën rrezik për sigurinë e ushqimit që përgatitet apo serviret”, sqaron AUV.

Advertisement

Gjithashtu, janë konstatuar devijime në cilësinë e ushqimit, gjatë të cilave janë sekuestruar dhe asgjësuar në mënyrë të sigurtë 11.5 kilogramë produkte të qumështit që nuk plotësonin standardet e sigurisë.

“Në këto raste sigurisht që kemi marrë masat e duhura për mbrojtjen e konsumatorëve. Janë lëshuar 19 zgjidhje për masa korrigjuese dhe janë mbyllur 13 kënde lojërash”, shtojnë nga Agjencia.

The post AUV-Maqedoni: Parregullsi në 92 kënde lojërash, 13 janë mbyllur për shkak të higjienës së keqe dhe ushqimit të pasigurt appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy