Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjobiti prodhuesit e djathit të paregjistruar në Prilep dhe Shkup, si dhe një kasap për mosmbajtjen e evidencës ditore të lëndëve të para të përdorura për prodhimin e produkteve të mishit.

Siç informojnë nga AUV, në fshatin Novo Lagovë të Prilepit, një fermer individual është gjobitur për prodhimin e djathit të paregjistruar dhe është urdhëruar të regjistrojë aktivitetin.

Në Prilep gjobë është shqiptuar edhe për një kasap për mosmbajtjen e evidencës ditore të lëndëve të para të përdorura për prodhimin e produkteve të mishit.

Me kontrollet e tyre të rregullta dhe të jashtëzakonshme në tërë territorin e vendit janë dënuar edhe personat fizik në tregun e gjelbër të Shkupit “Bunjakovec”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Janë asgjësuar 8 kilogramë djathë, 2 kilogramë kaçkavall, 5 pako mjaltë me huall mjalti në sasi prej 4.5 kilogramësh, të cilat nuk kishin dokument të origjinës, thuhet në njoftimin e AUV-së.

The post AUV dënoi prodhues të paregjistruar të djathit në Prilep dhe Shkup appeared first on Telegrafi.