Shërbimet Inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kryer 124 kontrolle të jashtëzakonshme në të gjithë vendin në marketet e mëdha që kanë rrjete supermarketesh, markete me shumicë dhe hipermarkete.

Gjatë kontrolleve janë shkatërruar 22.3 ton ushqime të pasigurta, pjesa më e madhe e të cilave ishin mish.

Gjithashtu janë shqiptuar 47 aktvendime për mospërputhje, janë shqiptuar 29 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro.

Tek 15 operatorë janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike-teknike në objekt, në 12 janë gjetur ushqime me afat të skaduar, dhe në 5 objekte ushqime të padeklaruara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tek 4 operatorë janë gjetur produkte të etiketuara në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa një objekt ka rezultuar i pa regjistruar.

The post AUV asgjëson 22.3 tonë ushqime të pasigurta appeared first on Telegrafi.