Veterinerët zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas kontrollit të jashtëzakonshëm ditën e djeshme, kanë urdhëruar asgjësimin e padëmshëm të 1980 kilogramëve mish pule të ngrirë të pasigurt me origjinë nga Polonia, i cili u transportua me një automjet të sekuestruar nga MPB nga një autor i panjohur.

Mishi ishte i ambalazhuar në 180 pako nga 11 kilogramë secila dhe ishte në fazën e shkrirjes në momentin e kontrollit.

“Në automjetin e sekuestruar, mishi i pasigurt transportohej në kushte të papërshtatshme, pra pa regjimin e kërkuar të temperaturës për mishin e ngrirë (minus 18 gradë celsius) dhe pa asnjë dokument origjinës – certifikatë shëndetësore veterinare, dokument tregtar dhe dokumente të tjera të nevojshme për të garantuar sigurinë e produktit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post AUV: Asgjësohet 1980 kilogramë mish i pasigurt appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";