Autoritetet shëndetësore në Maqedoni thonë se ora policore do të zgjasë dy javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Është propozuar që ora policore të zgjasë dy javë, sa një cikël epidemiologjik, atëherë kur presim të ketë rezultate të vërteta. Ndoshta do të ketë ndryshim të këtij rekomandimi”.

Këtë sot e tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili arsyetoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, që prej të mërkurën nga ora 22:00 deri 05:00 të ketë orë policore në të gjithë territorin e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e qartë që numri i rasteve të reja është rritur. Incidencë më të madhe ka në Shkup, Kavadar, Negotinë, Prilep dhe Ohër. Kjo do të thotë se mund të ketë dyndje të pacientëve në spitale. Në Kavadar është mbushur plotësisht departamenti infektiv dhe ka filluar me punë spitali modular”, tha Filipçe.

Ai shtoi se përveç orës policore, për momentin nuk do të rekomandojnë masa të tjera, duke iu referuar shtyrjes së mundshme të regjistrimit të popullsisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Autoritetet shëndetësore në Maqedoni thonë se ora policore do të zgjasë dy javë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy