Edhe përskaj rritjes së numrit të rasteve pozitive në Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka siguruar se ka shtretër të lirë në çdo spital të Maqedonisë së Veriut.

“Ka shtretër të lirë në çdo spital, përfshirë këtu edhe në spitalet modulare. Në Shkup në funksion janë kthyer edhe Klinikat Interne, një pjesë filluan nga dje”, tha Filipçe.

Ai ka treguar se kuadri mjekësor është duke funksionuar në bazë të parimit të rotacionit.

I nxitur nga pyetjet e gazetarëve dhe nga kritikat e opozitës, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka treguar shkaqet që kanë dërguar në ndërprejen e procesit të blerjes së vaksinave anti-Covid19 nga Kina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ishte mesazhi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në të cilin na u tha se do të zgjedhin një rrugë tjetër që do të na sugjeronin. Dhe këtu nuk ka asgjë të dyshimtë. E shihni se gjithandej bëhet luftë që të arrihet te vaksinat. Unë nuk e di se për çfarë provizione ne akuzohemi këtu dhe kompani fantome, kur mjetet janë kthyer. Nuk bëhet fjalë për asnjë manipulim, thjeshë i ndjekim udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës”, tha Filipçe.

 

The post Autoritetet shëndetësore në Maqedoni: Ka shtretër të lirë në çdo spital appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";