Autoritetet në Maqedoni pa informacione rreth analizës së karburantit të dëmshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati shtetëror i tregut nuk japin asnjë informatë lidhur me analizat për hyrjen dhe djegien e vajit të përdorur e të deklaruar si mazut. Detajet nga analizat pritet të publikohen të martën. Ministri i ekonomisë Bekteshi tha se nga kontrollet e bëra ditëve të fundit janë kthyer pas cisterna me mazut që nuk i kanë plotësuar standardet.

“Mazuti kontrollohet në laboratorë tjerë të akredituar. Ata kontrolle janë përfunduar në Inspektoratin e Tregut, posaçërisht me ardhjen e drejtoreshës së re, tashmë janë kthyer disa cisterna. Unë nuk dëshiroj të hyj tek emrat e kompanive cisternat e të cilave janë kthyer. Edhe në brendësi të shtetit janë konstatuar parregullsi dhe është vepruar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Unë thash se deri të martën të gjitha institucionet kompetente të dorëzojnë informatat në Qeveri dhe sipas atyre informatave do të veprohet”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Aneta Simeska Dimoska njoftoi se kanë filluar inspektimet intensive nëpër pikat e karburantit, me qëllim që të kontrollohet cilësia e naftës dhe benzinës. Ajo tha se me laboratorin mobil kontrolle do të bëhen edhe gjatë hyrjes së karburanteve në pikat kufitare.

“Në plan kemi që këto kontrolle, duke pasur parasysh që laboratori është mobil, do të fillojnë të kryhen edhe kontrolle në hyrje të lëndëve djegëse në vendin tonë, konkretisht në kufi, gjithsesi se paraprakisht do të bëjmë edhe bashkëpunojmë me drejtorinë e Doganës, me qëllim që të pengojmë hyrjen në tregun tonë të lëndës djegëse me kualitetit joadekuat”, theksoi Aneta Simeska Dimoska, drejtore e ISHT.

Advertisement

Ditë më parë Dogana u amnistua nga përgjegjësia për aferën me vajin e përdorur të importuar, e të deklaruar si mazut. Sipas administratës doganore, Ministria e Ekonomisë dhe dy inspektorate ishin të ngarkuar me kontrollin e cilësisë së karburanteve të importuara. Vaji që u importua sikur të ishte mazut, u përdor për ngrohjen e spitaleve dhe institucioneve të tjera shtetërore, dhe për djegie e ka përdorur ndërmarrja nga Velesi BRAKO e Angjushevit, por edhe kombinati i Kavadarcit, Euronikel./Alsat/

The post Autoritetet në Maqedoni pa informacione rreth analizës së karburantit të dëmshëm appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy