Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut thonë se epidemia COVID-19, akoma është në kulmin e saj dhe bëjnë thirrje për zbatimin e masave.
Në 24 orët e fundit (22 qershor) me 665 teste të bëra, janë regjistruar 90 raste të reja me coronavirus, ndërsa më shumë në Shkup (36), vijojnë Ohri me 13 dhe Struga me 10 të diagnostikuar të ri. Kanë vdekur edhe nëntë pacientë, ndërsa janë shëruar 48 persona.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi dje se sipas analizës së Komisionit për Sëmundje Infektive, fundjavat për javë të tëra tani bëjnë disa ndryshime në numrin e testeve dhe diagnozave të reja.
Lidhur me numrin e madh të vdekjeve, ai deklaroi se shumica e tyre janë pacientë të moshuar, pra një përqindje e madhe janë me një numër më të madh të gjendjes kronike të mëparshme shëndetësore.
“Në repartet e kujdesit intensiv, vërtet po bëhet gjithçka që është e mundur për këto pacientë, por për fat të keq për shkak formës së rëndë të sëmundjes kemi numër të rrallë të të vdekurve”, deklaroi Filipçe.
Ai sërish apeloi për zbatim më rigoroz të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19, sepse vlerëson se kjo do të jap rezultate.
Ai potencoi se masa me karantinë shtetërore është me të vërtetë e mirë dhe do të dërgojë sinjal deri te të gjithë, të cilët nuk i respektojnë masat, se me të vërtetë duhet t’u përmbahen atyre, pasi nuk kemi mekanizëm tjetër në luftën kundër virusit.
Ai informoi se disa herë ka pasur takime me përfaqësues të MPB-së, të cilëve u janë treguar sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen të gjitha institucionet dhe nga sistemi shëndetësor, dhe besoj, tha ai, se tërë kjo punë është sinjal serioz gjithkund ku mundet dhe ku duhet më intensivisht të punohet.
Filipçe tha se për të sëmurët me Covid-19 në vend prej dje është siguruar ilaçi “Favipiravir” (AVIGAN), ndërsa Komisioni për sëmundje ngjitëse i rekomandoi Qeverisë që të hapen kazinotë, automat klubet dhe FLT aparatet në bastoret, të fillojë së funksionuari transporti publik në Tetovë dhe nga fundi i kësaj jave të hapen palestrat dhe qendrat e fituesit në përputhje me protokollet tashmë të përcaktuara. Për hapjen e kufijve do të bisedohet në mënyrë plotësuese gjatë ditës së sotme dhe nesër.
Ndërkohë, MPB dje kumtoi se 566 persona kanë marrë vendime për izolim ndërsa 178 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim në 24 orët e fundit. Kontrolli ka treguar se vetëm dy nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetëizolim./Telegrafi/
The post Autoritetet në Maqedoni: Epidemia ende është në kulmin e saj, nevojitet zbatim i masave appeared first on Telegrafi.