Austria ju rekomandon qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa këtu krahas Maqedonisë së Veriut, përfshihet edhe Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

“Paralajmërimi më i lartë për këto vende hyn në fuqi menjëherë”, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg. Bëhet fjalë për paralajmërim të nivelit të gjashtë, që kryesisht jepet për vendet ku ka konflikte ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja për Integrim, Suzana Raab, duke aluduar se mbi gjysmë milion shtetas të Austrisë kanë prejardhjen nga një nga këto shtet, ju bëri apel qytetarëve të anulojnë udhëtimet në këto shtet.

“Udhëtimi në këto vende duhet të anulohet me çdo kusht”, tha Raab në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Austria u rekomandon qytetarëve të mos udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor appeared first on Telegrafi.