Austria, Sllovenia dhe Çekia mbështetën planin portugez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Vizita jonë e përbashkët në Maqedoninë e Veriut ka për qëllim të çojë mesazh të qartë dhe të zëshëm se në mënyrë serioze vlerësojmë përparimin që vendi po e bën deri tani në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian. Fillimi i bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut vonohet qysh moti, ndërsa Austria, Çekia dhe Sllovenia si dhe vendet tjera anëtare të BE-së që mendojnë njëjtë, në mënyrë të fuqishme mbështesin nismën e presidencës portugeze në BE që të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare në qershor. Nuk duhet të ketë anulime të tjera”.

Këtë sot e tha ministri çek për Punë të Jashtme, Jakub Kulhánek i cili është për vizitë zyrtare në Maqedoni në cilësinë e njëri nga përfaqësuesit e grupit joformal të BE-së “C5”.

“Ballkani Perëndimor është çështje e rëndësishme për presidencën e ardhshme të Sllovenisë me BE-në. Dëshirojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i vendosim në krye të agjendës evropiane. Ju uroj për punën që keni bërë gjatë viteve të fundit dhe i përmbushët të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian, tani radha e BE-së është që të nisë bisedimet”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Anze Logar.

“Për ne anëtarësimi i plotë i Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë vendeve në Ballkan është interes strategjik. Ne kimi gjysmë milionë qytetarë në Austri me prejardhje familjare nga Ballkani Perëndimor dhe kemi lidhje të forta njerëzore mes neve”, tha ministri austriak, Alexander Shalberg./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Austria, Sllovenia dhe Çekia mbështetën planin portugez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy