Për të luftuar pandeminë e coronavirusit, Austria ka zgjeruar listën e vendeve që u ndalohen aderimet në aeroportet austriake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me dekretin e ri, Ministria e Shëndetësisë ka zgjeruar listën nga 8 në 18 vende.

Nga e enjtja, aeroplanët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti, nuk do të mund të ulen më në aeroportet austriake.

Më herët ishte në fuqi ndalimi i fluturimeve nga Bjellorusia, Kina, Britania, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri në fund të korrikut do të anulohen fluturimet për në dhe nga Shkupi, Beogradi, Bukureshti, Kajro, Podgorica, Sarajeva, Sibiu, Sofja, Tirana dhe Varna./Telegrafi/

The post Austria ndalon fluturimet nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor appeared first on Telegrafi.