Brenda një muaji, shteti austriak siguroi donacione për Maqedoninë e Veriut, si mbështetje në luftën kundër coronavirusit.

Ndihma që përbëhet prej 500 paketime për mirëmbajtjen e higjienës personale për një familje pesë anëtarëshe është siguruar përmes organeve të BE-së dhe NATO-s, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPJ, zëvendësministri i Andrej Zhernovski, sot në kazermën ‘Goce Dellçev’ në Shkup e pranoi donacionin në praninë e ambasadorit të Austrisë nëvend, George Vutzas dhe shefin e Zyrës për ndërlidhje me NATO-n, Zoran Jankoviq.

Ambasadori Vutzas tha se do ketë ndihma shtesë nga shteti i Austrisë, ndërsa fokusi do të jetë “COVID-19-ndihmë” dhe do të jetë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zhernovski, sipas njoftimit, falënderoi ambasadorin dhe Qeverinë e Austrisë për solidaritetin e tyre gjatë kohës së krizës dhe, siç tha ai, kjo vërteton mbështetjen që Austria në vazhdimësi e ia jep Maqedonisë së Veriut.

“Virusi nuk njeh kufi dhe ne bashkërisht mund ta mposhtim. Ndihma austriake arriti në kohën e vërtetë duke marrë parasysh se gjatë kësaj periudhe do të kemi nevojë për mjete të tilla”, tha Zhernvski duke shtuar se ndihma e sotme nuk është rastësi, por vazhdimësi për marrëdhëniet e mira miqësore./Telegrafi/

The post Austria i dhuron Maqedonisë së Veriut ndihma për luftimin e Covid-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";