Austria do të ndajë vaksina për Ballkanin Perëndimor, 5 përqind do të marrë Maqedonia e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe Austria do të ndajë një pjesë të vaksinave për Maqedoninë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Austrisë në vendin Tonë, Georg Voutas, i cili ka thënë se 5 për qind të dozave do t’i ndajnë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Evropian nuk do të ishte i plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye, Austria, në kuadër të procesit të integrimit, angazhohet maksimalisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur në vitin 2021”, tha Voutsas, vendi i të cilit mbështeste kornizën negociuese për bisedimet e pranimit të Maqedonisë në BE.

Më 22 dhjetor, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Sofje nënshkroi një letër qëllimesh me ministrin bullgar të Shëndetësisë Kostadin Angellov, pasi Qeveria e Bullgarisë vendosi që nga çdo sasi e vaksinave kundër COVID-19 që arrin në Bullgari, një sasi të caktuar t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut.

The post Austria do të ndajë vaksina për Ballkanin Perëndimor, 5 përqind do të marrë Maqedonia e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy