Maqedonia e Veriut është një mik dhe aleat i vlerësuar dhe unë pres që të thellojmë bashkëpunimin tonë në vitet e ardhshme. Urime për përvjetorin e pranimit në NATO. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s në Afganistan, Irak dhe Kosovë, tha Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Lloyd Austin në një letër dërguar Ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Pas bashkëpunimit të frytshëm 28-vjeçar me Gardën Kombëtare të Vermontit, Sekretari i Mbrojtjes Austin mirëpriti nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ky Memorandum do të zgjerojë fushat e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe do të jetë një mbështetje për Maqedoninë e Veriut në rrugën për të përmbushur qëllimet e saj siç është zhvillimi i Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë”, thuhet në letër.

Duke shprehur pritjen për thellimin e bashkëpunimit në vitin 2021 përmes aktiviteteve të tilla si pjesëmarrja amerikane në stërvitjen “Goditja vendimtare 21” organizuar nga vendi ynë, Sekretari i Mbrojtjes vlerëson shumë iniciativën për të zhvilluar Krivoalakun në një terren trajnimi për ushtrime më të mëdha dhe më komplekse, e nga çka do të përfitojnë forcat tona ushtarake, por edhe vendet aleate, si Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare në NATO.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Austin: Maqedonia e Veriut është mik dhe aleati i ynë i vlerësuar appeared first on Telegrafi.