Asnjë rezultat nga takimet e shoqatave shqiptare me Ministrinë e Kulturës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe përkundër takimeve të shumta të shtatëmbëdhjetë shoqatave të kulturës në Tetovë me Ministrinë e Kulturës, rezultatet janë “zero”. Përqindja e ndarë për projektet shqiptare, mbetet e pandryshuar, pra vetëm 17 për qind. Për këto shoqata një gjë e tillë është e papranueshme. Refuzimi i një numri të madh të projekteve do të çojë në zhdukjen e shtëpive botuese, thotë kreu i Lidhjes së botuesve shqiptarë në Maqedoni të Veriut, Sami Beqiri.

Ai thotë se, nuk mban as arsyetimi i ministres së Kulturës se nuk është plotësuar kushti që të mos ketë autorë të huaj. Një gjë e tillë sipas tij nuk ka figuruar në konkurs.

“Ministrja thirret në ligj, pra këtë e arsyeton me ligjin, shkaku se në botime, paraqiten botues apo autor nga jashtë Maqedonisë. E që sipas ministres nuk kanë të drejtë. Kjo ne mendojmë se nuk është e arsyeshme sepse ligji në të cilin thirret ministrja nuk e përjashton mundësinë që gjatë botimit të merr pjesë edhe autor i huaj. Mjafton që subjekti apo shtëpia botuese të jetë nga Maqedonia e Veriut që e kërkon ligji. Dhe këtë kriter e kanë plotësuar shtëpitë botuese nga Maqedonia dhe tash dalin edhe kritere tjera që nuk janë përmendur në konkurs”.

Përfaqësuesit e shtatëmbëdhjetë shoqatave të kulturës janë shprehur të pakënaqur edhe nga takimi me zëvendësministrin e kulturës Sedat Sulejmanin. Paralajmërojnë takime edhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare në pushtet.

Advertisement

Përndryshe, në programin për kulturë për këtë vit, Ministria e kulturës ka ndarë vetëm 17 për qind të buxhetit për shqiptarët, në pjesën e kulturës, artit dhe letërsisë, ndërsa në pjesën për filmin, vetëm 11 për qind./Alsat/

The post Asnjë rezultat nga takimet e shoqatave shqiptare me Ministrinë e Kulturës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy