Asnjë ministri ose komunë në RMV nuk ka mbrojtje të mjaftueshme nga korrupsioni në prokurimet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Asnjë ministri apo komunë në vend nuk ka nivel të lartë të mbrojtjes nga korrupsioni në prokurimin publik, sipas Qendrës për Komunikim Civil (QKC).

QKC publikoi renditjen e Qeverisë, ministrive dhe komunave sipas 32 treguesve për performancën kundër korrupsionit në prokurimin publik. Institucionet janë vendosur në tre zona: e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër, në varësi të pikëve të fituara për mënyrën e kryerjes së prokurimit publik. Në të njëjtën kohë, 100 për qind do të thotë maksimum, dhe 0 për qind nuk ka mbrojtje kundër korrupsionit.

“Asnjë institucion i vetëm nuk ndodhet në zonën e gjelbër, të mbrojtjes së lartë ndaj korrupsionit, me performancë antikorrupsion mbi 80 për qind. Katër ministri dhe 43 komuna janë në zonën e kuqe, gjegjësisht prokurimet publike të tyre kryhen me nivel të ulët të mbrojtjes nga korrupsioni sepse kanë më pak se 50 për qind pikë”, thekson QKC.

Sipas renditjes, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare kanë ekspozimin më të lartë ndaj korrupsionit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Bujqësisë kanë performanca më të mirë kundër korrupsionit me 72 përqind.

Advertisement

Ndër komunat, niveli më i ulët i performancës kundër korrupsionit në prokurimin publik është përcaktuar në Kratovë dhe Gostivar. Në zonën e kuqe është edhe Bashkia i Shkupit, si dhe 40 komuna të tjera. Performancën më të mirë kundër korrupsionit në prokurimin publik e ka Komuna e Kavadarit me 70 për qind, si dhe Komuna e Velesit dhe Probishtipit me 66 për qind.

Sipas Qendrës, niveli i ulët nuk do të thotë domosdoshmërisht korrupsion në prokurimin publik të atij institucioni me çdo kusht, por se nuk ndërmerren të gjitha masat e mundshme për parandalimin e tij, prandaj edhe mundësia që të ndodhë në këto institucione është më e madhe.

Renditja është bërë në kuadër të programit “Qytetarët kundër korrupsionit”, mbështetur nga USAID.

The post Asnjë ministri ose komunë në RMV nuk ka mbrojtje të mjaftueshme nga korrupsioni në prokurimet publike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy