Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Publike ka përfunduar me ekspertizën në vendin ku është djegur shtëpia në Staro Nagoriçan dhe ku dyshohej se në të është djegur edhe një grua si pasojë e zjarreve që kaploi vendin në fjalë këto ditë.

Nga Prokuroria thonë se nuk është gjetur asnjë gjurmë për 59-vjeçaren, e cila dyshohet se është djegur nga zjarri që përfshiu shtëpinë e familjes Dimovski.

“Ministria e Punëve të Brendshme në përputhje me dispozitat ligjore vepron në bazë të udhëzimeve të prokurorit publik dhe në koordinim me prokurorin publik të PPTh Kumanovë, zyrtarët policr kanë kryer ekspertizë të detajuar në vendin ku është djegur shtëpia në Staro Nagoriçan. Pasi nuk janë gjetur mbetjet të cilat tregojnë për djegie të ndonjë individi, është shpallur fletarrest për personin, për të cilën tashmë veprohet nga ana e Sektorit për hetime”, thonë nga MPB-ja, transmeton TV21.

The post Asnjë gjurmë për 59-vjeçaren që dyshohet se është djegur nga zjarri në Staro Nagoriçan appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";