Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ashpër e dënon sulmin verbal dhe fizik të ekipit të gazetarëve të televizionit rajonal Pollogu nga Tetova gjatë xhirimit të inserteve për reportazh nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Gjergjevishtë, komuna e Vrapçishtit.
“Siguria e punonjësve mediatikë në asnjë moment nuk guxon të rrezikohet dhe duhet të bëhen përpjekje maksimale që të krijohen kushte për kryerje profesionale të punës së mediave”.
“Reagimi me kohë dhe adekuat i institucioneve kompetente është kyç në zgjidhjen e rastit dhe për parandalim të dukurive të këtilla dhe të ngjashme në të ardhmen”, thonë nga ASHMAA.
The post ASHMAA e dënon sulmin ndaj ekipit të gazetarëve në Gostivar appeared first on Telegrafi.
Advertisement