Aleanca për Shqiptarët ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare, duke emëruar koordinatorë në disa shtete kyçe, në prag të kongresit të partisë.

Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë së partisë, Lulzim Aliti u emërua koordinator në Francë, Mahi Husmani në Danimarkë, Izbi Vinca në Zvicër dhe Adem Neziri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto emërime pasqyrojnë përkushtimin e Aleancës për Shqiptarët për të krijuar një rrjet të fortë bashkëpunimi me shqiptarët jashtë vendit dhe për të promovuar interesat kombëtare nëpër botë.

Ky vendim i Kryetarit Arben Taravari i paraprin procesit të riorganizimit të partisë në kuadër të kongresit të 10 nëntorit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave dhe bashkimit të diasporës shqiptare me vizionin e Aleancës për Shqiptarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH zgjeron përfaqësimin në diasporë, zgjedh koordinatorë në Francë, Danimarkë, Zvicër dhe SHBA appeared first on Telegrafi.