Nga Aleanca për Shqiptarët krahu Ziadin Selës, kanë reaguar në lidhje me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Parë Izet Mexhiti, i cili tha se me interpretimin autentik të ligjit për lojërat online ato do të mbyllen.
Nga ASH-ja thonë se me interpretim autentik nuk mbyllen objektet e lojërave të fatit, por siç thonë “vetëm rregullohet një pjesë e lojërave online”.
“Duam të njoftojnë opinionin për mashtrimin e madhe që si çdo ditë, edhe sot tentoi ta bëjë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, duke manipuluar me interpretimin autentik të ligjit për lojërat online. Me këtë interpretim, nuk mbyllen objektet e lojrave të fatit, por vetëm rregullohet një pjesë e lojrave online”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
The post ASH: VLEN manipulon me Ligjin për Lojrat e Fatit, ai nuk i mbyll ato vetëm i regullon në aspektin online appeared first on Telegrafi.