Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me publikimin e raportit të Transparency International për nivelin e korrupsionit në vend, sipas së cilës Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 87-të.

“Sot, Transparency International ka konfirmuar edhe zyrtarisht atë që Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar në vazhdimësi. Regjimi aktual është një nga më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Guyana, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera.

Për të qenë ironia edhe më e madhe, vende të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi jonë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba.

Kjo situatë ka vetëm një fajtor, regjimin hibrid që ka kapur gjyqësorin dhe prokurorinë dhe ka instaluar korrupsionin në çdo sferë dhe institucion”, thonë nga ASH.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këtij rangimi, shtojnë nga atje, kujtojmë se i kanë kontribuar pasaportat për kriminelët botërorë, lirimi i kriminelëve vendor dhe mbajtja në burgje e qytetarëve të pafajshëm që nuk kanë para të blejnë lirinë edhe pse e njëjta u takon./Telegrafi/

The post ASH: Transparency International konfirmoi, Maqedonia e Veriut ndër vendet më të korruptuara appeared first on Telegrafi.