ASH: Të afërmit e zyrtarëve të BDI-së dhe LSDM-së, zgjidhen si gjykatës dhe prokuror potencial

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) nëpërmjet një njoftimi thonë se Akademia për Prokuror dhe Gjykatës publikoi listën e kandidatëve të pranuar për gjeneratën e 7-të të cilët pas dy viteve do të jenë gjykatës dhe prokuror të mundshëm.

“Edhe pse ky institucion e ka për mision trajnimin, edukimin dhe shkollimin e gjykatësve dhe të prokurorëve të ardhshëm, në formën profesionale, fatkeqësisht, nga lista e të përzgjedhurve, disa nga kandidatët kanë lidhje të ngushta me zyrtar të BDI-së dhe LSDM-së, si dhe një pjesë tjetër janë fëmijë të gjykatësve dhe prokurorëve aktual”, shprehen nga ASH, njofton Telegrafi Maqedni.

Nga ASH thonë se si parti politike duhet të denoncojë një proces të tillë që vazhdon të mbajë peng sistemin e drejtësisë dhe në asnjë mënyrë nuk lejon që të krijohen kushte që ky sistem të reformohet.

“Me gjithë angazhimin tonë që të rritet numri i Gjykatësve dhe Prokurorëve shqiptar, gjithashtu edhe kërkesën permanente që Akademia për Prokuror dhe Gjykatës të krijojë rrethana lehtësuese dhe të pësojë ndryshime forma e përzgjedhjes në këtë institucion, për ne është e papranueshme përzgjedhja e fëmijëve të zyrtarëve politik të pushtetit, dhe të gjykatësve e prokurorëve dukë i lënë anash dhjetëra kandidat tjerë që mund të jenë më të aftë, por nuk kanë lidhje familjare me pushtetin”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Advertisement

Në parim, thonë nga ASH, si subjekt politik nuk jemi kundër punësimit të fëmijëve të zyrtarëve politik, dhe të gjykatësve apo të prokurorëve për shkak se kanë të drejtën e punësimit, por, siç thonë nga ASH, kundërshtojmë idenë që ata të jenë në vijën e parë të drejtësisë sepse të njëjtit nuk mund të ndajnë drejtësi.

“Institucionet gjyqësore shtetërore vazhdojnë të jenë të politizuara, njëjtë siç është rasti më Këshillin Gjyqësor Republikan, por edhe atë të Prokurorisë, gjykatat, prokuroritë që janë të mbushura me gjykatës dhe prokuror nga provinca politike e BDI-së, OBRM-PDUKM-së dhe e LSDM-së, për këtë rast flasin të gjitha raportet e BE-së se gjykatat dhe prokuroria vazhdojnë të jenë institucione të politizuara dhe të njëjtat duhet urgjentisht të reformohen dhe të profesionalizohen. Fatkeqësisht edhe tek Akademia për Gjykatës dhe Prokuror po vazhdon ky trend i njëjtë, edhe pse ky institucion është stimuluar të themelohet nga vetë BE si institucion që do të krijojë kuadro të aftë
gjyqësor dhe prokuror, të depolitizuar dhe apartiak”, shprehen nga ASH.

“Si rrjedhojë e gjykatësve dhe prokurorëve partiak të BDI-së, sot nuk kemi raste gjyqësore ku zyrtar të lartë të BDI-së të jenë akuzuar për korrupsion, sepse ata vazhdojnë të jenë të mbrojtur nga gjykatat e vendit, dhe kjo është arsyeja pse të afërt të BDI-së nuk kanë vend të zgjidhen si gjykatës dhe prokuror sepse të njëjtët do t’ju shërbejnë atyre dhe jo drejtësisë Kërkojmë nga institucionet përkatëse përfshirë edhe Komisionin për Antikorrupsion, zyrën e BE-së në
Shkup, që ta hetojnë mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për gjykatësve dhe prokuror në akademinë Pavel Shatev, dhe të shohin nëse ka përplasje të interesave, nepotizëm dhe ndikim të partive apo zyrtarëve të pushtetit”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

The post ASH: Të afërmit e zyrtarëve të BDI-së dhe LSDM-së, zgjidhen si gjykatës dhe prokuror potencial appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy