Aleanca për Shqiptarët është partia me rritjen më të madhe të transparencës, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) për analizën e faqeve zyrtare të partive politike dhe të dhënave të publikuara në to, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Sipas hulumtimit të IRI-t, thuhet në njoftim, ASH është partia e vetme që nga viti 2021 deri në tetor 2023 ka shënuar ngritje për tre nivele duke u radhitur në grupin e partive në krye të listës së transparencës.
“Sipas rezultateve të marra nga Indeksi i transparencës së partive politike (2023), mund të konkludojmë se ka një përmirësim të dukshëm të transparencës aktive të partive politike, krahasuar me Indeksin e transparencës (2021), edhe pse asnjë parti ende nuk ka arritur “transparencë aktive të shkëlqyer” ose midis 97 dhe maksimumit prej 120 pikëve.
Shkalla e “transparencës aktive shumë të mirë” u arrit për herë të parë nga 3 parti politike (LSDM, E Majta dhe Aleanca për Shqiptarët) duke fituar ndërmjet 73 dhe 96 pikë”, thuhet në raportin e IRI-t amerikan.
Nga gjithsej katër kategori të transparencës aktive, vlerësimet më të larta për transparencë, Aleanca për Shqiptarët i ka marrë pikërisht në transparencën financiare.
Një praktikë e shkëlqyer, e krijuar tashmë nga Aleanca për Shqiptarët26 , VMRO-DPMNE27 dhe BDI28, dhe që duhet të ndiqet nga partitë e tjera, është publikimi i shpenzimeve të fushatave zgjedhore në një bazë të dhënash interaktive, nga e cila të dhënat mund të shkarkohen në format të hapur (excel)”, thuhet në raport.
Në raport, theksojnë nga ASH, thuhet se është shumë e rrallë dhe jo e plotë që partitë të publikojnë në faqen e tyre të internetit raportet e auditimit nga ESHA për punën e tyre, edhe pse ESHA publikon rregullisht në faqen e saj të internetit raportet për punën e partive dhe raportet e llogarive për fushatat zgjedhore, por ASH është ndër partitë e pakta që edhe në këtë pjesë kanë shënuar rezultatet më të larta.
Nga ASH thonë se në raportin e IRI-it thuhet se vetëm BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë marrë numrin më të madh të pikëve në vlerësimin e këtij treguesi, pasi kanë publikuar 75%-100% të raporteve të auditimit që janë publikuar në faqen e ESHA-së.
Aleanca për Shqiptarët, shtojnë nga atje, vlerësime tejet të larta ka marrë edhe në kategorinë “Komunikimi me qytetarët”, ku potencohet se vetëm pesë parti kanë arritur mbi 60% përmbushje të treguesve./Telegrafi/
The post ASH: Sipas raportit të IRI-it, jemi partia me rritjen më të madhe të transparencës appeared first on Telegrafi.