“Takimi i sotëm mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit pro forma të opozitës së kontrolluar maqedonase, Venko Filipçe është vetëm një shpërfaqje e projektit “Maqedonia përsëri e jotja” e sponzorizuar nga oligarkia maqedonase dhe nga “sërpski svet”, kështu thuhet në reagimin e partisë Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës.

Siç thonë nga ASH-Sela ai takim u bë për shpëtimin e tyre nga të bëmat e njëri tjetrit.

“Filipçe bashkë me të gjithë miqtë e tij do të shpëtojnë nga çdo përgjegjësi ligjore për bëmat e tyre, ndërsa të dy bashkë do të projektojnë sistemin e ri që do të vazhdojë të godet shqiptarët, të deshqiptarizojë shtetin, të përndjek shqiptarët dhe të forcojë regjimin monoetnik.”

ASH-Sela akuzojnë koalicionin VLEN për mosreagim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pyesim koalicionin e partive shqiptare VLEN, që pa legjitimitet rijnë në Qeverinë ku si përfill askush, çfarë duhet të ndodh më shumë që të kthjellen, të reflektojnë dhe të refuzojnë rolin e vasalëve që për këto 9 muaj ju ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve”, thuhet në reagimin e ASH-Sela.

The post ASH-Sela: Takimi Mickoski-Filipçe vetëm një shpërfaqje e projektit “Maqedonia përsëri e jotja” appeared first on Telegrafi.