Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës thonë se presidentja Gordana Siljanovska Davkova në vend që të rreshtohet me vendet perëndimore dhe të respektojë obligimet që dalin nga anëtarësimi në NATO, “ndjek rrugën e aleatëve të Rusisë, si Serbia dhe vendet e tjera anti-NATO”.

Nga ASh Sela e quajnë skandal cilësimin e agresionit rus në Ukrainë si “operacion ushtarak, ndërkaq presin distancim të qartë nga drejtuesit e Qeverisë si dhe kërkim falje dhe korrigjim nga presidentja.

“Aleanca për Shqiptarët e vlerëson si skandaloze dhe të papranueshme deklaratën e presidentes, Gordana Siljanovska Davkova e cila agresionin rus në Ukrainë e ka cilësuar si “operacion ushtarak”. Kjo është hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s, përdor retorikën zyrtare të Putinit dhe propagandën e Kremlinit zyrtar për një konflikt të paprovokuar që ka shkaktuar mijëra civil të pafajshëm.

Përdorimi i shprehjeve të këtilla cënon pozicionin ndërkombëtar dhe aspiratat euro-integruese, ndërsa konfirmon edhe një herë mentalitetin dhe orientimin pro rus të Qeverisë aktuale”, thonë nga ASH-Sela.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH-Sela: Siljanovska me retorikën e Putinit, agresionin në Ukrainë e quan “operacion ushtarak” appeared first on Telegrafi.