“Edhe një antishqiptar dhe antieuropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime OBRM-VLEN. Petar Bogoevski, i njohur për thirjet dhe shkrimet e tij plot me gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve dhe kundër vetë Bashkimit Europian është emëruar drejtor në Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës.

Nga ASH-Sela thonë se ky vendim i Qeverisë po dëshmon se tanimë në Maqedoninë e Veriut mund të avancohesh vetëm nëse je kundër shqiptarëve ose shqiptar vasal që gëlltit dhe legjitimon projektet kundër kombit tënd.

“Emrimi i Bogoevskit është edhe në kundërshtim të plotë me orientimin e deritanishëm europian të vendit dhe dëshmon se Maqedonia e Veriut po merr një kahje tjetër ndryshe nga ajo e ndërtuar me dekada dhe shumë mund. Sot nga përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë monoetnike dhe jolegjitime, u legjitimuan thirjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “Shqiptarët janë kafshë të papërjetuara” dhe të ngjashme.Ky është një turp dhe goditje më e rëndë që ju bëhet shqiptarëve, marëdhënieve ndërmjet bashkësive në vend dhe vetë sistemit arsimor në përgjithësi”, thonë nga ASH-Sela.

The post ASH-Sela: Programet Arsimore Evropiane Erasmus+ në duart e një antishqiptari dhe antievropiani appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";