Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, nëpërmjet një kumtese për media thotë se Qeveria vazhdon të diskriminojë komunat që udhëhiqen nga kjo parti.
Nga ASH thonë se Qeveria në mbledhjen e 124, nga 120.6 milion denarë të ndara për 15 projekte kapitale në komuna, asnjë projekt nuk është miratuar për komunat e Bogovinës, Vrapçishtit dhe Gostivarit.
“Me propozim të Ministrisë̈ së Transporti dhe Lidhjeve, Qeveria solli Vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale, për nëntë (9) projekte në vlerë prej 74.500.000,00 denarë. Asnjeri prej tyre nuk parasheh diçka për komunat e sipërpërmendura”, thonë nga ASH.
Ata shtojnë se Qeveria edhe me vendimin për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 30-Urbanizim dhe ndërtimtari për dotacione kapitale, në njësitë e vetëqeverisjes lokale, nga buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2020, në vlerë prej 46.170.000,00 denarë, sërish nuk parasheh asgjë për komunat e udhëhequra nga opozita shqiptare.
“Ne e dimë se komunat e udhëhequra nga BDI dhe LSDM i marrin këto para për të realizuar ndonjë projekt, pasi afrohen zgjedhjet lokale dhe ballafaqimin me elektoratin do ta kenë të vështirë dhe nga ndëshkimi i votuesit, ato do ti humbin zgjedhjet lokale të vitit 2021”, thuhet në reagimin e ASH-së./Telegrafi/
The post ASH: Qeveria vazhdon diskriminimin ndaj komunave të udhëhequra nga opozita shqiptare appeared first on Telegrafi.