Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar ndaj Qeverisë për refuzimin e amendamentit të deputetit të tyre Halil Snopçe, për matësit e ndotjes së ajrit.

Deputeti Halil Snopçe, sot deklaroi se qëllimisht e ka propozuar amendamentin që të vendosen matës për ndotjen e ajrit, në mënyrë që siç tha, ta testojë Qeverinë në lidhje me seriozitetin e tyre për çështjen e ekologjisë.

“Pra gjithë ato promovime, pompozitete, agjenda e gjelbër, projektet e gjelbërta, luftë për mjedis të pastër, e kështu me radhë, a janë fjalë boshe, a janë fjalë vetëm për të hedhur hi syve të opinionit, apo me të vërtetë ka ndonjë qëllim të sinqertë në këtë aspekt? Pra edhe amendamenti në fjalë kishte për qëllim që të teston Qeverinë, pra qëllimi i Qeverisë a është i pastër në të vërtetë, apo është një farsë dhe fjalë boshe siç e themi ne, sepse dyshimet tona janë në këtë aspekt”.

“Ne e dëgjuam konferencën e fundit të ministrit për Financa zotëri Fatmir Besimi, i cili promovoi risitë në këtë rebalanc që propozohet, bile ky promovim ishte i sponsorizuar që do të thotë se Ministria e Financave jepte theks të veçantë në këtë aspekt, ishte shumë e interesuar të promovohet. Ai promovoi nënprogramin për zhvillim të gjelbër në kuadër të programit për zhvillim mjedisor të Qeverisë gjithnjë në kuadër të prioriteteve evropiane për projekte të gjelbërta siç thonë ata. Pra, këtë e bëri vetë ministri, zotëri Besimi”, tha Snopçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se amendamenti propozon që çdo komunë në shtet të pajiset me mjete matëse për matjen e shkallës së ndotjes së ajrit edhe atë jo dosido aparaturë, por aparatura të cilat i plotësojnë standardet evropiane.

“Pse, sepse gjithë ne së paku deklarativisht themi se jemi të gatshëm dhe dëshirojmë të zbatojmë standardet evropiane, në kuadër të projekteve globale, të strategjisë globale për luftën kundër shkatërrimit të ambientit jetësor. Pra, ky ishte propozimi ynë. Normalisht vetëm në këtë mënyrë ne do të hyjmë në rrjetin global të informacioneve valide në këtë sferë që janë shumë të rëndësishme për shkak të projeksioneve të majme globale në këtë sferë”.

“Pra duhet një mënyrë e përpiktë e matjes së shkallës së ndotjes së ajrit, në bazë të metodologjive të validuara evropiane. Ne, fatkeqësisht në shtetin tonë nuk i kemi këto informacione, normalisht kemi matës në disa mjedise, që i ka instaluar Ministria e ambientit, por në shumicën e vendeve ato nuk i plotësojnë këto standarde evropiane dhe plus kemi shumë vende në shtet të cilat nuk kanë matës të tillë”, deklaroi Snopçe./Telegrafi/

The post ASH: Qeveria refuzoi amendamentin e Snopçes për vendosjen e matësve të ndotjes së ajrit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";