ASH: Ministria e Shëndetësisë nuk e mbajti fjalën për mjekët amë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një paraqitje para mediave, sot ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë, pasi siç thotë, nuk e mbajti fjalën dhe si rezultat u rikthye greva e mjekëve amë.

“Aleanca për Shqiptarët me vëmendje e ka ndjekur problematikën e mjekëve amë dhe në kontinuitet ka konstatuar se shëndetësia primare është e organizuar keq, ndërsa shëndetësia sekondare e atrofuar dhe e gjitha kjo ka ndikim direkt dhe indirekt në punën e shëndetësisë terciare, e cila mbytet në kurimin e numrit të madh të pacientëve me diagnoza banale, gjë që rëndon punën e Fondit shëndetësor dhe buxhetin edhe ashtu të varfër të qytetarit tone.

Edhe pse premtoi, Ministria e Shëndetësisë nuk e mbajti fjalën e dhënë për takim pas dy jave që rezultoi me rikthim të grevës të mjekëve amë, që rrezikon shëndetin e pacientëve dhe shëndetin publik në përgjithësi.

Janë 1463 ekipe mjekësore në mbrojtjen shëndetësore primare në nivel shteti, ku rreth 500 prej tyre ose një e treta janë në prag të mbijetesës. Ata praktikisht marrin një pagë minimale mezi të garantuar për ekipin e mjekëve/infermierëve”, thonë nga ASH.

Advertisement

Nga ASH thonë se anëtarët e Shoqatës të mjekëve amë dhe specialistëve kanë 6 kërkesa ku kërkojnë që vlera e pikës të kapitacionit për pacient të kap vlerën prej 95 denarë, sa edhe premtoi me krenari qeveria LSDM-BDI.

Aleanca për Shqiptarët në tërësi i pranon këto kërkesa, përkrah grevën e tyre të qetë dhe i drejtohet autoriteteve shëndetësore që të mos luajnë me fatin e mjekëve dhe sa më shpejt të formohen grupet punuese dhe të fillojnë bisedimet e premtuara dhe aq të pritura./Telegrafi/

 

The post ASH: Ministria e Shëndetësisë nuk e mbajti fjalën për mjekët amë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy