ASH: Memedi pranoi se vazhdon të rrezikojë shëndetin e fëmijëve, konfirmoi dështimin e Sali, Taravarit dhe Mexhitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori Memedi pranoi se vazhdon të rrezikojë shëndetin e fëmijëve në klinikë, konfirmoi dështimin e Sali, Taravarit dhe Mexhitit, akuzojnë sot nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës.

Nga atje thonë se drejtori i Klinikës për fëmijë në Shkup, Rexhep Memedi, vetë pranoi sot se me vetëdije rrezikon shëndetin dhe jetën e fëmijëve në këtë klinikë.

“Duke dashur të arsyetohet për kushtet në klinikë, ai pranoi se edhe 5 muaj pas ardhjes së tij në krye të kësaj klinike, fëmijët vazhdojnë të ushqehen me enë dhe pajisje 20 vite të vjetra dhe që paraqesin rrezik për shëndetin.

E pyesim drejtorin Memedi edhe sa duhet të pres dhe të rrezikojë shëndetin e fëmijëve për të blerë një komplet enësh për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, që kushtojnë më lirë se një drekë e shefave të tij. Pas kësaj deklarate dhe pas skandaleve të shumta që kulminuan edhe me vdekje të foshnjave, i bëjmë thirje Memedit që urgjentisht të jep dorëheqje, pasi një klinikë e tillë sentzitive nuk ka nevojë për drejtor që arsyetohet dhe nuk vepron, por për drejtor që do të zgjidh problemet dhe do të krijojë kushte për fëmijët.

Advertisement

Sa i takon tentimit për të fajësuar udhëheqësit e kaluara, e kujtojmë drejtorin Memedi se tre nga ministrat e fundit të shëndetësisë janë bashkëpartiakët e tij, Bekim Sali, Arben Taravari dhe Fatmir Mexhiti. Që të tre që kanë lënë klinikën në atë gjendje edhe sot vazhdojnë të jenë, deputet, ministër dhe këshilltar i afërt i ministrit të shëndetësisë”, thonë nga ASH./Telegrafi/

The post ASH: Memedi pranoi se vazhdon të rrezikojë shëndetin e fëmijëve, konfirmoi dështimin e Sali, Taravarit dhe Mexhitit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy