ASH krahu i Selës: Vazhdon zgjerimi i kishës në Kodrën e Diellit, Komuna e Tetovës përsëri hesht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës sot ka akuzuar Komunën e Tetovë se po hesht në lidhje me vazhdimin e punimeve për zgjerimin e Kishës në Kodrën e Diellit

“Pasojat e pazarit OBRM-PDUKM-VLEN vazhdojnë ti paguajnë tetovarët. Pas ndërtimit të kryqit gjigand, në Kodrën e Diellit vazhdojnë punimet dhe zgjerimi i kompleksit të Kishës Ortodokse. Së fundmi, makineri e rëndë punon në uzurpimin e pronës publike, shkatërrimin e natyrës dhe hapësirave të gjelbërta dhe zgjerimin e oborrit të Kishës.

Mbetet e paqartë se çfarë planifikojnë të ndërtojnë në bazamentin e ri që po vendoset. Si në rastin e ndërtimit të kryqit edhe në këtë rast, autoritetet komunale të Tetovës nuk reagojnë e madje as nuk e shohin se çfarë po ndodh në Kodrën e Diellit. Kujtojmë se ish kreu i inspektoratit, Sedat Sulejmani, pas heshtjes ndaj vendosjes së kryqit u shpërblye me postin e zëvendës ministrit të kulturës. Ndërkohë për çdo ditë të njëjtat institucione godasin qytetarët dhe bizneset në Tetovë për uzurpim të pronës publike.

Kjo dëshmon edhe një herë se ndërtimi i kryqit dhe zgjerimi i hapësirave të kishës në Kodrën e Diellit është rezultat i marrëveshjeve të fshehta mes OBRM-PDUKM-së, Lëvizjes Besa dhe koalicionit VLEN që ka për qëllim vetëm interesat personale dhe partiake të partive që hyjnë në Qeveri pa legjitimitet dhe si humbës të zgjedhjeve”, thonë nga ASH.

Advertisement

The post ASH krahu i Selës: Vazhdon zgjerimi i kishës në Kodrën e Diellit, Komuna e Tetovës përsëri hesht appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy