ASH krahu i Selës: Për një ditë, Komuna e Gostivarit ka paguar 5.000 euro për dreka dhe darka

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Gostivarit është shembulli më i mirë që demaskon mashtrimin e përfaqësuesve të koalicionit VLEN për gjoja qeverisje të mirë dhe transparente, akuzojnë sot nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës.

“Faqja zyrtare për shpenzimet e institucioneve shtetërore dhe lokale (Open Finance), shpalos shpenzime maramendëse që bëhen në komunën e udhëhequr nga Valbon Limani, trashëgimtar i Arben Taravarit, në kurriz të taksapaguesve nga Gostivari, ndërkohë që ata çdo ditë përballen me probleme dhe mungesa të kushteve elementare.

Për vetëm një ditë, Komuna e Gostivarit ka paguar rreth 5.000 euro për dreka dhe darka në restorane të ndryshme.

Derisa Limani dhe kabineti i tij bëjnë luks me dreka dhe darka, shkollat fillore dhe të mesme vazhdojnë të jenë të zhytura në borxhe”, thonë nga ASH.

Advertisement

Kjo, shtojnë nga atje, edhe një herë dëshmon se fajtor për borxhet e krijuara nuk janë Palestina dhe Ukraina, por pangopësia dhe luksi i udhëheqësisë së Komunës.

The post ASH krahu i Selës: Për një ditë, Komuna e Gostivarit ka paguar 5.000 euro për dreka dhe darka appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy