Aleanca për Shqiptarët thekson se u bënë katër muaj nga tragjedia në spitalin e Tetovës, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.

“Katër muaj pas tragjedisë në Tetovë ende askush nuk mban përgjegjësi për 14 qytetarët që u dogjën të gjallë.

Regjimi aktual që në ditët e para pas tragjedisë filloi fshehjen e së vërtetës, gjurmëve të krimit dhe u tall me familjarët e viktimave duke deponuar dhe pastaj refuzuar dorëheqjet.

Për të qenë ironia edhe më e madhe, ministri dhe zv. ministri i shëndetësisë, nuk u shkarkuan kur u dogjën të gjallë 14 qytetarë të Tetovës, por kur duhej të bëhen pazaret politike për të mbijetuar regjimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo vetëm se konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar në vazhdimësi, se pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e ASH-së./Telegrafi/

The post ASH: Katër muaj pas tragjedisë në Tetovë ende askush nuk mban përgjegjësi appeared first on Telegrafi.