Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtoreshës së spitalit Kozle, për paaftësi dhe keqmenxhim.
Nga ASH thonë se pasojat i paguajnë shtrenjtë qytetarët, stafi mjekësor dhe fëmijët.
Reagimi i plotë:
Të shkarkohet drejtoresha e Kozles, të jep dorëheqje ministri i paaftë Taravari
Një ditë e më parë, nëse i ka ngelur pak njerëzi dhe keqardhje për qytetarët dhe pacientët, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duhet të shkarkojë drejtoreshën e Klinikës për fëmijë “Kozle” dhe menjëherë më pas të jep edhe vetë dorëheqje. Çdo ditë e më tepër po dëshmohet se Taravari është ministri më i paaftë i shëndetësisë në historinë e Maqedonisë, ndërsa pasojat e kësaj po i paguajnë shtrenjtë qytetarët, stafi shëndetësor e madje edhe kategoria më e ndjeshme, fëmijët të cilët në vend të trajtimit gjejnë vdekjen në klinikat shtetërore.
Paaftësia, dështimi dhe narcizoizmi i drejtoreshës së Kozles dhe ministrit Taravari nuk mund të mbulohen duke goditur mjekët e duke dëmtuar pacientët. Për çdo ditë lexojmë lajme për vdekje të fëmijëve, keqtrajtim të qytetarëve, presione mbi mjekët dhe stafin mjekësor e nga ana tjetër njeriu që duhet t’i mbrojë ata bëhet avokat i drejtorëve të papërgjegjshëm dhe fajëson viktimat e familjarët e tyre.
– Aleanca për Shqiptarët
The post ASH e Selës: Të shkarkohet drejtoresha e Kozles, të jep dorëheqje Taravari appeared first on Telegrafi.