ASH e Selës: Isen Shabani ndaloi punimet ilegale në kishën e Gallatës, VMRO po nxit tensione dhe destabilizim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës k reaguar ndaj ngjarjeve të ditës së sotme ku disa protestues maqedonas në mënyrë të dhunshme tentuan të futen në zyrën e kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabanit dhe siç thonin ata të bisedojnë për kishën ortodokse të fshatit Toplicë.

Këto protesta nga ASH i quajnë të nxitura politikisht për të krijuar tensione ndëretnike dhe ndërfetare në vend nga qeverisja aktuale.

“Dalldisja e Qeverisë monoetnike dhe antishqiptare, për të mbjellur kryqa e kisha në çdo vendbanim, duke uzurpuar pronë publike dhe pa leje e dokumentacion të nevojshëm, është një nga format më të rrezikshme që cënojnë marëdhëniet ndëretnike dhe shkaktojnë tensione në vend”.

“Pasi Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe inspektorati komunal ndaluan punimet ilegale dhe uzurpimin e tokës në afërsi të kishës së Gallatës, OBRM-PDUKM ka mobilizuar militantë nga Gostivari dhe kanë bllokuar objektin e Komunës së Vrapçishtit duke kërcënuar dhe rrezikuar edhe kryetarin e komunës.”

Advertisement

“A është kjo edhe një dëshmi se Mickovski dhe partnerët e tij dëshirojnë me çdo kusht skenare për destabilizim? U bejmë thirrje t’i tërheqin njerëzit nga objekti i Komunës dhe të ndalin provokimet nga persona të dyshimtë. I bëjmë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të mos bëjnë rolin e spektatorit, por t’i largojnë uzurpatorët nga komuna”, thonë nga ASH.

The post ASH e Selës: Isen Shabani ndaloi punimet ilegale në kishën e Gallatës, VMRO po nxit tensione dhe destabilizim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy