Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Isen Shabani tha se është e patolerushme të ironizosh me rast “terrorist” siç ishte 27 prilli, pas pamjeve që u panë nga Karnevali i Vevçanit.

Shabani kërkoi që institucionet të veprojnë dhe ta dënojnë këtë veprim.

“Me kthimin e OBRM-PDUKM-së në pushtet duket që i është rikthyer traditës së vjetër kun ë të kaluarën njihej për shfaqje të ngjajshme ofenduese e që ngjallnin urrjetje ndaj shqiptarëve. Nuk tolerojmë, as nuk pranojmë që të bëhet satirë me tragjedi personale me ngjarje të rënda që në vete paraqesin një akt terrorist e aq më pak kur tallja bëhet me viktimën. Shfaqja në karnevalet e Vefçanit është vazhdimsi ndoshta edhe më e rëndë se sa vet sulmi dhe tentimi për vrasje i 27 prillit. Kërkojmë nga autoritetet kompetente dhe të gjithë faktorët politik dhe institucional që të ndëshkojnë veprimet e këtilla që prekin, jo vetëm ndjenjat personale dhe familjare të z.Sela, por edhe të një populli të tërë në vend e më gjërë. Për këto veprime organizatorët dhe personat që realizuan këtë shfaqje të rëndë dhe nënçmuese duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore”, deklaroi Shabani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH e Selës: Ironizimi me rastin e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, është veprim ofendues dhe i patolerueshëm appeared first on Telegrafi.