ASH dhe AAA kundër Pendarovskit: Nuk e hapët gojën për proceset e montuara ndaj shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ASH dhe AAA kundër Pendarovskit: Nuk e hapët gojën për proceset e montuara ndaj shqiptarëve

Partitë opozitare shqiptare kanë reaguar ndaj deklaratave të presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se mbështet rigjykim të procesit për ngjarjet e 27 prillit.

Nga ASH dhe AAA thonë se është e papranueshme tendenca e presidentit për të ndërhyrë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në gjyqësor, aq më shumë për një rast i cili duhet të jetë mësim për të ardhmen.

“Është e papranueshme që presidenti i një shteti anëtar në NATO të merr shembull sistemin jugosllav të drejtësisë. Qëndrimet e fundit të presidentit Stevo Pendarovski për procesin gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit janë në kundërshtim të plotë me të gjitha zotimet e tij të deritanishme për shtet të drejtë për të gjithë qytetarët, për drejtësi, rend kushtetues dhe siç pati thënë ai, mos amnestimin e asnjë krimineli. I nderuar Pendarovski, Ju nuk hapët gojën asnjëherë për rastet e montuara sidomos ndaj shqiptarëve, e në veçanti kur u vra një fëmijë si Almiri dhe u lirua një kriminel si Boban Iliqi”.


Pendarovski nuk është kundër rigjykimit për rastin e 27 prillit

Advertisement

“Është e papranueshme kur Ju si president bëheni pjesë e debatit për falje të terroristëve të 27 prillit, rikualifikim të veprës ose lojëra të ngjashme si ato që pamë kur u amnistuan një pjesë prej tyre. Çdo rikualifikim i veprës së dhunuesve do të nënkuptonte edhe rikualifikim i betejës tonë kundër rregjimit të atëhershëm të cilin e luftuam të gjithë. Deklaratat e fundit vetëm se forcojnë dyshimet e opinionit se dikush në hierarkinë shtetërore dhe qeveritare vazhdon të bashkëpunojë dhe t’i zgjasë dorën atij rregjimi, gjysma e së cilës edhe ashtu është pjesë e Qeverisë aktuale”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Gjithashtu ata thonë se skandaloze është edhe “marrja shembull e një figure si Aleksandër Vuçiçi, që ka pasur gisht në të gjitha gjakderdhjet në Ballkan si ish ministër propagandë e Millosheviçit, kundërshtar i NATO-s dhe sot ngulfatës i demokracisë dhe opozitës në vendin e tij”.

Advertisement

The post ASH dhe AAA kundër Pendarovskit: Nuk e hapët gojën për proceset e montuara ndaj shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy