Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, se nuk ka ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur në Strugë.

Sipas ASH-së, fajtorët kryesor që Struga mbeti delja e zezë, sot dolën pa turp dhe u lëvduan për krimin e tyre, duke u përpjekur t’i mashtrojnë qytetarët.

“Aksioni i sotëm është një shou-farsë mediatike në stilin e Artan Grubit. Në Strugë, problemi kryesor nuk janë 6 platformat në liqen, por betonizimi i plotë i bregut të liqenit. Sot, Merko pranoi se për katër vjet nuk kishte asnjë plan për zhvillimin e turizmit për të rinjtë dhe banorët e Strugës, duke njoftuar se në fund të mandatit të tij ai do t’i kërkojë qeverisë dhe UNESKO-s ti japin plan. Farsa e sotme për largimin e platformës është diçka e njohur për BDI-në”.


Strugë, koncesionerët e deritanishëm të plazheve fillojnë largimin e ndërtimeve pa leje
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata gjithmonë para zgjedhjeve aktrojnë gjoja se i zgjidhin problemet, duke i kamufluar dhe mbuluar të njëjtat. Problemeve të shumta të Strugës po u vije fundi,. Në tetor banorët vet do të zgjidhin problemet, dhe kësaj radhe nuk do të ndihmojë as tender koalicioni, e as vjedhja e votave”, tha Imer Imeri- kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Strugë./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ASH: Aksioni i sotëm në Strugë është farsë mediatike appeared first on Telegrafi.