Koalicioni ASH-AAA e ka quajtur të skandaloz programin nacional vjetor të Ministrisë së Kulturës. Sipas tyre, ky program konfirmon qëndrimin se qeveria, si në çdo sferë tjetër, edhe në kulturë e vazhdon paradigmën e diskriminimit ndaj shqiptarëve.
Faton Fazliu nga ky koalicion thotë se veprimet e Ministrisë së Kulturës janë tendencioze.
Nga koalicioni opozitar shqiptar vlerësojnë se me Programin nacional vjetor të Ministrisë së Kulturës do të ketë kulturë për të gjithë, por jo edhe për shqiptarë. Kjo për faktin se nuk janë mbështetur as edhe projektet më të rëndësishme kulturore shqiptare.
Nga atje shtojnë se që skandali të jetë më i madh, për Muzeun e Alfabetit në Manastir janë paraparë vetëm 6.500 euro, ndërsa për Muzeun e Nënë Terezës vetëm 1.626 euro./Telegrafi/
The post ASH-AAA: Programi vjetor i kulturës, pushteti poshtëroi kulturën shqiptare appeared first on Telegrafi.