ASH-AAA: Metodologjia e regjistrimit që u publikua nga Enti për Statistikë është skandaloze dhe e papranueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka reaguar ndaj metodologjisë së regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

“E dëgjuam drejtorin e Entit Statistikor në shpalosjen e metodologjisë së regjistrimit, ku për të satën herë, u dëshmua misioni antishqiptar i këtij institucioni.

Doli në shesh politika hileqare e shtetit me regjistrimin. Disa herë kemi tërhequr vërejtjen, qoftë ne parlament, qoftë në studiot televizive. Potenconim se çdokund metodologjia është pjesë përbërëse e ligjit”, thonë nga ASH-AAA.

Nga atje theksojnë se zv. ministri i Drejtësisë që e mbronte ligjin, na siguronte se nuk do ketë asnjë problem.

Advertisement

“Fatkeqësisht doli që koalicioni ynë paska pasur të drejtë. Pra, me shpalosjen e metodologjisë nga ana e drejtorit të entit statistikor, familjarët nuk do e kenë të drejtën të deklarojnë përkatësinë etnike dhe fetare të afërmve të tyre që janë në mërgim. Imagjinoni, me këtë metodologji mërgimtarët tanë nuk do të mund ta deklarojnë përkatësinë etnike dhe fetare të tyre. Konsiderojmë se me këtë metodologji, vazhdon gjenocidi ndaj shqiptarëve nga ana e Entit Shtetëror për Statistika.

Kësaj radhe me përkrahje direkte të partisë shqiptare në pushtet BDI. Ja pse përfaqësuesi i BDI-së nuk pranoi asnjë amendament të opozitës shqiptare. Na doli se paska qenë një lojë e kurdisur. Na doli dyshimi që nënshkrimi i lidhur nuk do jetë garancë për mbrojtje të regjistrimit, por do jetë garancë për manipulimin e regjistrimit. Fatkeqësisht, shumë shpejtë pas miratimit të ligjit na treguan fytyrën dhe qëllimin e vërtetë”, thuhet në reagimin e koalicionit.

Nga atje shtojnë se si koalicion në mënyrë kategorike kundërshtojmë metodologjinë e tillë të shpalosur nga drejtori dhe kërkojmë intervenim të menjëhershëm në përmirësimin e saj./Telegrafi/

The post ASH-AAA: Metodologjia e regjistrimit që u publikua nga Enti për Statistikë është skandaloze dhe e papranueshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy