Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me thirrjet kundër shqiptarëve të tifogrupit maqedonas ‘Komitët’.
Grubi shkruan se gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme të disa të rinjve në mes të Shkupit duhet të dënohen.
“Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërinë e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar”, shkruan Grubi.
Sërish thirrje ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ në Shkup
Ndryshe, gjatë ditës së sotme tifogrupi maqedonas ‘Komitët’ brohoritën thirrjet e zakonshme të tyre kundër shqiptarëve. Ende nuk ka reaguar policia dhe prokuroria./Telegrafi/
Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjëve në mes të Shkupit është për tu dënuar. Sjellja…
Publiée par Artan Grubi sur Dimanche 13 septembre 2020
The post Artan Grubi thotë se brohoritjet e sotme kundër shqiptarëve nuk kanë vend në shoqërinë tonë të re appeared first on Telegrafi.