Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi në konferencë për shtyp pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritar tha se në mungesë të Ahmetit, bashkë me ministrat Osmani dhe Besimi dhe të gjithë dhamë përkrahjen për shumicën parlamentare.

“Dhamë mbështetje njëzëri për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë dhe për vazhdueshmërinë e politikave qeveritare, në veçanti në aspektin e integrimit evropian, në aspektin e reformave dhe në aspektin e sigurisë”, u shpreh Grubi.

Ai tha se të gjithë partenrët e koalcionit qeveritar kanë qenë kundër dorëheqjes së kryeministrit Zaev dhe se dorëheqja e tij ka qenë e përshpejtuar.

Grubi u shpreh se Maqedoninë e presin negociata me Bullgarinë për zgjidhjen e çështjes me Sofjes, të hapen negociatat dhe më pas kur të vendoset shteti në binare mund të shihen opsione të tjera. Grubi për dorëheqjen e Zaev nuk e komentoi duke thënë se ai duhet ta komentojë dorëheqjen e tij./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Artan Grubi: Të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar janë kundër dorëheqjes së Zaevit appeared first on Telegrafi.