“Qeveria nuk do të komentonte mbi shkrimet në rrjetet sociale,” tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski në një konferencë për shtyp kur u pyet se si do t’i komentonte shkrimet se arratisja e Sasho Mijallkovit ngjante me një seri spanjolle.
Sipas tij, nuk ka asgjë të re për t’i shtuar asaj që u tha mbrëmë në deklaratën e Kryeministrit Zoran Zaev para ndërtesës së qeverisë.
“Sigurisht, nëse ka një zhvillim të ri, ne do të informojmë”, tha Arsovski.
I pyetur se si i komenton Qeveria mbledhjen e nënshkrimeve nga OBRM-PDUKM-ja për anulimin e të regjistrimit të popullatës, Arsovski tha se ekzekutivi është i bindur se ky proces do të realizohet.
“Regjistrimi përfundimisht do të realizohet në muajin prill. Metodologjia është definuar, vijojnë të gjitha përgatitjet. Nga data një fillon regjistrimi i popullatës jo rezidente. Ky operacion statistikor do të realizohet”, tha mes tjerash Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë./Telegrafi/
The post Arsovski: Regjistrimi në Maqedoni do të realizohet appeared first on Telegrafi.