“Dokumentacioni në dispozicion të Qeverisë mbi prokurimin e softverit të trafikut pas cilës qëndron Rashkovski do t’i dorëzohet autoriteteve hetuese”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me rastin e ish-sekretarit të përgjithshëm Dragi Rashkovski.
Sipas tij, si Qeveri, tashmë kanë dërguar thirrje dhe inkurajojnë institucionet kompetente që të kryejnë të gjitha procedurat dhe të përcaktojnë nëse janë shkelur ndonjë procedurë dhe rregullore gjatë prokurimit të këtij softveri.
Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori veprime gjatë fazës para hetimore në rastin e hapur pas një zëri në lidhje me prokurimin e softuerit dhe lëshoi urdhra për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm.
Ndërkohë, Rashkovski është me pushime në Meksikë, ku tha se pret që dilemat ligjore mbi këtë skandal të pastrohen nga autoritetet hetuese.
Ai kërkoi debat me ish-ministrin e qeverisë së Përzhinos, Naqe Çulev, në lidhje me blerjen e softuerit që nuk është përdorur ende, por Çulev refuzoi ftesën dhe sfida u pranua nga zëdhënësi i OBRM-PDUKM Naum Stoilkovski./Telegrafi/
The post Arsovski: Qeveria ka dorëzuar dokumentacionin për rastin me Rashkovskin appeared first on Telegrafi.