Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencën e sotme për shtyp akuzoi Qeverinë se përmes ndikimit të tyre, Komisioni Rregullator për Energjetikë ka shtrenjtuar rrymën elektrike.

“Bëhet fjalë për një bandë kriminale me kuadro të tranzicionit që nuk do ta ketë mbështetjen e partisë tonë, për shkak se është një nga Qeveritë më kriminale me kuadrot më kriminale”, tha Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai përsëriti qëndrimin për kërkesat e ish-anëtarët dhe anëtarë të tashëm të cilët kërkojnë dorëheqjen e Mickoskit:

“Për kërkesën e dotëheqjes së ish-funksionarëve që kanë vendosur t’i shërbejnë Zaevit, në vend se të luftojnë krimin e tij, nuk duhet tv shtojmë më shumë dhe tashmë disa herë kemi dhënë qëndrimin tonë”, tha Arovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arsovski: Qeveria e re është kriminale appeared first on Telegrafi.